Shpëtohen rreth 100 viktima që ishin rrëmbyer në Nigeri

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Shpëtohen rreth 100 viktima që ishin rrëmbyer në Nigeri

Rreth 100 viktima që ishin kidnapuar dhe po mbaheshin në mal në veriperëndim të Nigerisë, janë shpëtuar nga forcat e sigurisë së këtij vendi.

Policia nigeriane tha të martën se viktimat ishin rrëmbyer dy muaj më parë nga bandat kriminale.

Ushtria dhe policia e Nigerisë muajt e fundit kanë goditur grupet e armatosura, të njohur si banditë, të cilët kanë kryer grabitje dhe rrëmbime të shumta.

Policia njoftoi se në operacionin e ditës së hënë, kanë shpëtuar 68 viktima që po mbaheshin në kampe. Operacioni u krye me ndihmën e ish-banditëve, të cilët u kthyen në informatorë të policisë.

Advertisement

Viktimat, përfshirë gra, fëmijë e burra, ishin mbajtur të izoluar për më shumë se tre muaj.

“Të gjithë të shpëtuarit aktualisht po marrin trajtim mjekësor”, thuhet në deklaratën e policisë.

Që nga viti i kaluar, banditët kanë sulmuar shkolla dhe kolegje për të rrëmbyer qindra studentë dhe e nxënës dhe pastaj kanë kërkuar pagesa për lirimin e tyre./R.E.L

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy