Nënat e dëshpëruara afgane kanë hedhur fëmijët e tyre në tela me gjemba në aeroportin e Kabulit, në një përpjekje të dëshpëruar për t’i nxjerrë ata jashtë vendit. Ndërsa ushtarët amerikanë lëshuan granata për të mbajtur turmën mbrapa.
Mediat britanike kanë publikuar pamjet tronditëse nga Kabuli, ku nënat u përgjërohen ushtarëve që t’i dërgojnë fëmijët e tyre në vend të sigurt.
Një oficer i ushtrisë rrëfeu skenën për median britanike “Indipendet”.
“Nënat ishin të dëshpëruara, ato u rrahën nga talebanët. Ato bërtisnin; “shpëto fëmijën tim” dhe na hodhën foshnjat, disa nga foshnjat ranë në telat me gjemba. Ishte e tmerrshme ajo që ndodhi. Deri në fund të natës nuk kishte asnjë njeri mes nesh që nuk po qante”, tha oficeri i Regjimentit.
Videot tronditëse tregojnë një turmë njerëzish që vrapon përkrah një aeroplani ushtarak amerikan ndërsa ai lëvizte për t’u ngritur, me disa të kapur për rrotat e tij.
Një imazh tjetër u shfaq duke treguar një aeroplan amerikan të mbushur plot me njerëz të dëshpëruar për të ikur nga Kabuli pasi militantët pushtuan qytetin.
Videoja e fundit u postua në mediat sociale dhe duket se tregon një grup të madh njerëzish që ngrihen kundër një gardhi me tela me gjemba.