![Shpëtim Idrizi: Myslimanë të dashur, refuzoni Edi Ramën. Dilni nesër në sheshin “Skënderbej” për Fiter Bajramin!](http://www.gazetatema.net/wp-content/uploads/2020/05/idrizi.png)
Pas vendimit të shpallur një ditë më parë nga Rama, se edhe kjo fundjavë do të jetë e mbyllur, ka reaguar kreu i PDIU-së Shpëtim Idrizi.
Idrizi i ka bërë thirrje qytetarëve që të refuzojnë fytyrën e “Faraonit”, ndërsa e quan çmenduri të mbyllësh sheshin ku besimtarët falen. U bën thirrje të dalin nesër si përherë në shesh për tu falur.
Kë të besojmë?
Ekspertët apo Ramacovidin 2020?
Mos kini frikë refuzojeni fytyrën e Faraonit.
Ekspertët nuk mund të mbajnë më lajthitjet e një njeriu që Covid-i , si një armë në duart e një të roituri, përhapet me orare e vende të caktuara, pikërisht dhe parku i liqenit sot është i mbyllur.
Nuk flas për ndonjë eksperte që merr 4-5 rroga dhe është e gatshme të na mbyllë gjithë jetën vetëm të mos humb ndonjë nga rrogat e saj.
Por të mbyllësh sheshin ku besimtarët të falen dhe protokolli mund të jetë më i zbatueshëm se nëpër xhami është një çmenduri.
Mesa duket ky njeri nuk mund të shikojë mijëra njerëz të adhurojnë Zotin. I vetmi njeri që meriton të adhurohet dhe të falenderohet në këtë vend është Ramses-i i ri.
Magjistarët e tij janë ekspertët që për pak para po justifikojnë çmenduritë e tij. Historia përsëritet, por këtë herë Zoti e ka treguar rrugën dhe përfundimin e Faraonit.
Një porosi Profetike thotë: “Populli merr fytyrën e sundimtarëve”
Mos kini frikë refuzojeni fytyrën e Faraonit! Dilni!