ITALI – Ka shkuar në pesë numri i viktimave pas shpërthimit në rafinerinë e naftës ditën e djeshme, 9 dhjetor.
Shpërthimi ndodhi në një depo nafte në Calenzano në provincën e Firences.
Mediet italiane bëjnë me dije se ditën e sotme u gjet edhe trupi i personit të fundit të shpallur të zhdukur.
Për presidentin e Toskanës, Eugenio Giani, ishte “një tragjedi me përmasa shumë serioze, por që mund të ishte edhe më e rëndë, sepse pranë vendit të shpërthimit ka të paktën 20 rezervuarë që përmbajnë karburant.
Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355";
google_ad_slot = "5632655076";
google_ad_width = 300;
google_ad_height = 250;
google_page_url ="http://www.zhaku.net/";
Nga 26 të plagosurit nga shpërthimi, katërmbëdhjetë prej tyre janë ende të shtruar në spital. Dy prej tyre janë në gjendje të rëndë shëndetësore./vizionplus.tv