Sekretarja amerikane e Energjisë, Jennifer Granholm, ka shkruar në Twitter se ka folur me ministrin e energjisë të Ukrainës pas raportimit për shpërthim zjarri në termocentralin Zaporizhzhia.
Granholm ka njoftuar se ka vendosur të aktivizojë Ekipin Amerikan të Reagimit ndaj Incidenteve Bërthamore.
“Operacionet ushtarake ruse pranë uzinës janë të pamatura dhe duhet të pushojnë,” tha Granholm, e cili mbikëqyr arsenalin bërthamor të SHBA-së.
“Reaktorët e termocentralit mbrohen nga struktura të forta kontrolli dhe reaktorët po mbyllen në mënyrë të sigurt”, ka shkruar ajo.
Autoritetet ukrainase raportuan në orët e para të mëngjesit të së premtes së 4 marsit, një sulm të forcave ruse ndaj centralit bërthamor të Zaporizhzhia të Ukrainës. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky u bëri thirrje për ndihmë urgjente bashkësisë evropiane.
“Evropianë, zgjohuni të lutem. U thoni politikanëve tuaj se forcat ruse po qëllojnë në centralin bërthamor në Ukrainë”, tha ai.
Përkundër zjarrit, u raportua se nuk është evidentuar ndonjë rrite e nivelit të radioaktivitetit./R.E.L