Shpërthimi i infektimeve në një fabrikë mishi ka detyruar autoritetet gjermane të rikthejnë në nivel lokal masat e izolimit. Më shumë se 1.300 punonjës të fabrikës në Tonies kanë dalë pozitiv në testin për koronavirus dhe kryeministri i landit të Renani-Veriore Vestfalisë, Armin Laschet tha se kufizimet do të kthehen në qytetin e Gutersloh, me rreth 360,000 banorë.

Kjo shënon herën e parë që rikthehen karantina në Gjermani që kur vendi nisi te heqë masat bllokuese në muajin maj. Sipas Laschet, izolimi i këtij qyteti do të zgjasë deri më 30 qershor, ndërsa e përshkroi vendimin si një “masë parandaluese”.

Gjermania është vlerësuar gjerësisht për reagimin e saj ndaj pandemisë, por ka shqetësime se numri i të infektuarve po rritet përsëri. Autoritetet megjithatë theksojnë se shpërthimet mbeten të lokalizuara.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Duket se nëpër thertore, virusi përhapet më shpejt për shkak të turneve të gjata, faktit që njerëzit punojnë afër njëri tjetrin për të ndjekur zinxhirin e prodhimit, por këtu kontribuojnë edhe temperaturat e ulëta në të cilat ruhet mishi pasi koronavirusi, duket se preferon të ftohtin, një mjedis në të cilin mund të mbijetojë më gjatë jashtë organizmit.