Austria ka lëshuar paralajmërime udhëtimi për vendet e Ballkanit, për shkak të një rritjeje të numrit të të infektuarve me koronavirus atje, tha ministri i Jashtëm i Austrisë, Alexander Schallenberg, raporton Reuters.

Banorëve të Kosovës, Shqipërisë, Malit të Zi, Serbisë, Maqedonisë së Veriut dhe Bosnje e Hercegovinës u kërkohet të vetizolohen për 14 ditë, me të hyrë në Austri, ose duhet të tregojnë një test negativ të koronavirusit.

Masa e Austrisë, është një goditje e veçantë për Serbinë dhe Malin e Zi, vende këto të cilat Bashkimi Evropian, të martën, i shtoi në “listën e sigurt” të vendeve, duke lejuar udhëtimin e banorëve të tyre në BE.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Ne po reagojmë në bazë të rrethanave, jo vetëm situatës në ato vende, por edhe faktit që ne shohim, për shembull në vendet tona fqinje Kroaci dhe Slloveni, një rritje në grupimet e njerëzve që kthehen nga udhëtimi në Ballkanin Perëndimor”, tha Schallenberg në një konferencë për shtyp.

Tubime të tilla janë vërejtur edhe në Austri, tha ai. Numri i të infektuarve është rritur ndjeshëm gjatë muajit të kaluar në Ballkanin Perëndimor, megjithëse rajoni në përgjithësi ka pasur norma më të ulëta se shumica e Evropës perëndimore.

REL

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";