Shpërthim në një fabrikë në Itali, disa të vdekur

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Shpërthim në një fabrikë në Itali, disa të vdekur

Një shpërthim në një fabrikë u regjistrua këtë të hënë në Casalbordino, në provincën Chieti.

Mediat italiane raportojnë se si pasojë e shpërthimit në fabrikën “Esplodenti Sabino di Contrada Termini” kanë humbur jetën tre persona.

“Shpërthimi ndodhi në një fabrikë municionesh (jo në një fabrikë fishekzjarresh, siç mësohet në fillim) e vendosur afër zonës detare”, shpjegoi kryebashkiaku Filippo Marinucci.

Kompania ka rreth 100 punonjës dhe merret me çmilitarizimin “e të gjitha llojeve të municioneve konvencionale, bomba avionësh, sisteme armësh, raketa, mina detare”.

Advertisement

Ndërkohë është bllokuar trafiku për ata që udhëtojnë në jug.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy