Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në qytetin iranian të Natzanzit ,jo shumë larg termocentralit bërthamor. Shpërthimi u dëgjua në qendrat urbane. Në qytetin e Badroud, 20 kilometra larg termocentralit bërthamor, banorët ishin dëshmitarë të kësaj ngjarje.

Sipas raportimeve nga mediat ndërkombëtare bëhet fjale për lëshimin e një rakete e cila e shpërtheu në qiell por që fatmirësisht nuk u shkaktua asnjë dëm.

Për të sqaruar episodin, i cili alarmoi rajonin dhe më gjerë një zëdhënës i ushtrisë dha një deklaratë në televizionin shtetëror ku konfirmoi se kjo ishte pjesë e ishte pjesë e stërvitjeve të kryera rregullisht nën mbikëqyrjen e Ministrisë së Mbrojtjes.

Kjo ngjarje vjen pasi bisedimet për të shpëtuar marrëveshjen bërthamore të 2015-ës rifilluan në Vjenë pas disa muajsh ndërprerje.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";