
Një shpërthim ndodhi në xhaminë shiite në qytetin afgan të Kandahar këtë të premte.
Raportohet për disa viktima, por ende nuk bëhet me dije numri i saktë i jetëve të humbura.
Shpërthimi ndodhi gjatë lutjeve të së premtes.
Ky është sulmi i dytë ndaj xhamive shiite në Afganistan brenda një jave.
Advertisement
Të premten e kaluar, militantët e Shtetit Islamik kryen një sulm të ngjashëm në një xhami në Kunduz, ku mbetën të vrarë dhjetëra besimtarë.