Të paktën 37 persona humbën jetën dhe mbi 70 u plagosën si pasojë e një shpërthimi me bombë në një xhami shiite në qytetin e Kandaharit në Afganistan. Shpërthimi ndodhi ndërsa po mbaheshin lutjet e së premtes pasdite.

Duke iu referuar zyrtarëve lokalë, mediat afgane njoftuan se gjatë shpërthimit u vranë të paktën 37 persona dhe u plagosën mbi 70 të tjerë, ndërsa ekzistojnë mundësitë që numri i viktimave të rritet.

Zyrtarët talebanë konfirmuan shpërthimin, por nuk thanë asgjë rreth viktimave.

Nuk ka informacione nëse shpërthimi ishte akt i ndonjë autori sulmi vetëvrasës. Deri tani asnjë grup nuk ka marrë përgjegjësinë mbi aktin.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Të premten e kaluar, gjatë një shpërthimi të fuqishëm vetëvrasës në një xhami shiite në Kunduz, një qytet në verilindje të vendit, u vranë të paktën 150 besimtarë dhe u plagosën shumë të tjerë.

Shteti Islamik në provincën Khorasan (IS-Khorasan), degë e Shtetit Islamik në Afganistan, mori përgjegjësinë për sulmit në Kunduz dhe paralajmëroi për të tjera akte të dhunshme./VOA