Të paktën dy persona kanë vdekur pas një shpërthimi, që shembi një ndërtesë në kryeqytetin spanjoll, Madrid.
Nga një hetim paraprak, ka rezultuar se shkak për shpërthimin është bërë një rrjedhje gazi. Sipas mediave spanjolle, fillimisht brenda ndërtesës u ndez një zjarr.
Advertisement
Nga shpërthimi mbetën të plagosur edhe tetë persona. Ekipet e urgjencës evakuuan rreth 60 persona nga një shtëpi kujdesi ngjitur me ndërtesën.
Katër kate të ndërtesës u shkatërruan nga shpërthimi.
Advertisement