Një shpërthim i fuqishëm u regjistrua jashtë aeroportit të Kabulit. Sipas “BBC”, këtë e ka konfirmuar edhe Pentagoni, ndërsa ende nuk dihet nëse ka viktima.
Shpërthimi ka ndodhur në hyrjen e portës Abbey, ku trupat britanike janë vendosur në ditët e fundit. Kjo ishte një nga tre portat e mbyllura pas paralajmërimeve për një sulm terrorist.
Advertisement
Një zyrtar amerikan i tha agjencisë së lajmeve “Reuters” se shpërthimi u shkaktua nga një kamikaz vetëvrasës.
Shtëpia e Bardhë ka konfirmuar se Presidenti Biden është informuar për zhvillimet.
Advertisement