Një shpërthim masiv ndodhi mëngjesin e Krishtlindjes në qendër të qytetit Nashville, në Shtetet e Bashkuara.

Sipas raporteve, shpërtheu një kamper i parkuar para ndërtesës së ndërmarrjes telefonike At & T.  Tre persona janë plagosur por ata nuk janë në gjendje kritike ndërsa disa ndërtesa janë dëmtuar. Hetimet për ngjarjen janë duke u drejtuar nga FBI.

Policia e Nashville, përveç se ka izoluar zonën e shpërthimit, po kryen kërkime në ndërtesat në zonë.

Rrugët që të çojnë në qendër të qytetit janë mbyllur dhe shërbimi i autobusëve është pezulluar.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Para se automjeti të shpërthente, këtë mëngjes, policia ishte paralajmëruar për një automjet të dyshimtë dhe dërgoi një ekip për të hetuar, tha një zëdhënës i zbatimit të ligjit në qytetin e Tennessee.

Shpërthimi ishte “i qëllimshëm”, tha policia përmes zëdhënësit të tyre Don Aaron rreth tre orë pas shpërthimit.

“Dukej si një bombë. Ishte aq e fortë”, tha një dëshmitar, Buck McCoy, i cili jeton në zonë, për Associated Press. Ai shtoi se “kishte katër makina të përfshirë nga zjarri, dhe në zonë ishte krijuar kaos, përfshirë edhe rrëzimin e dëgeve të pemëve dhe dëmtimin e madh të shtëpive, përfshirë edhe banesën e tij.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";