Një shpërthim masiv ndodhi mëngjesin e Krishtlindjes në qendër të qytetit Nashville, në Shtetet e Bashkuara.
Sipas raporteve, shpërtheu një kamper i parkuar para ndërtesës së ndërmarrjes telefonike At & T. Tre persona janë plagosur por ata nuk janë në gjendje kritike ndërsa disa ndërtesa janë dëmtuar. Hetimet për ngjarjen janë duke u drejtuar nga FBI.
Policia e Nashville, përveç se ka izoluar zonën e shpërthimit, po kryen kërkime në ndërtesat në zonë.
Rrugët që të çojnë në qendër të qytetit janë mbyllur dhe shërbimi i autobusëve është pezulluar.
Para se automjeti të shpërthente, këtë mëngjes, policia ishte paralajmëruar për një automjet të dyshimtë dhe dërgoi një ekip për të hetuar, tha një zëdhënës i zbatimit të ligjit në qytetin e Tennessee.
Shpërthimi ishte “i qëllimshëm”, tha policia përmes zëdhënësit të tyre Don Aaron rreth tre orë pas shpërthimit.
“Dukej si një bombë. Ishte aq e fortë”, tha një dëshmitar, Buck McCoy, i cili jeton në zonë, për Associated Press. Ai shtoi se “kishte katër makina të përfshirë nga zjarri, dhe në zonë ishte krijuar kaos, përfshirë edhe rrëzimin e dëgeve të pemëve dhe dëmtimin e madh të shtëpive, përfshirë edhe banesën e tij.