Shpërthimi i raketës SpaceX në mënyrë dramatike në një top zjarri, u bë menjëherë pasi iu nënshtrua një testimi. Ky është një prej dështimeve të shumta, të prototipave të raketave Starship.

Starship po i bënte provat tokësore në një pjesë të kompanisë në Teksas të Shteteve të Bashkuara, si pjesë e përpjekjeve që kjo raketë gjigante metalike të niset në fluturim, transmeton Telegrafi.

Eksplodimi ndodhi disa orë para lansimit të një rakete nga kompania hapësinore e Elon Musk, për të nisur dy astronautë të Nasa-s nga Qendra Hapësinore Kennedy në Florida duke përdorur një sistem ndryshe rakete, Falcon 9 me kapsulën e Crew Dragon të fiksuar në majë.

Imazhet e regjistruara nga NASA Spaceflight, e tregojnë prototipin që kthehet në një top zjarri në zonën e testimit Boca Chica të SpaceX.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Gjatë këtij aksidenti, nuk raportohet të jetë lënduar ndonjë person. Në anën tjetër, SpaceX nuk ka dhënë ndonjë deklaratë, lidhur me këtë aksident.

Independent raporton se Starship është një raketë e gjatë 120 metra, që është krijuar për të transportuar njerëz dhe 100 tonë ngarkesë në Hënë dhe Mars.

Kjo raketë e ripërdorshme konsiderohet si e ardhmja e udhëtimeve hapësinore, që mund ta bëjë të përballueshme fluturimin e njerëzve në hapësirë. Në Mars, Musk ndau imazhe të prototipit, pas një varg shpërthimesh që shkatërruan versionet e mëparshme të raketës Starship.

SpaceX është në mesin e tri kompanive që u shpërblyen me një miliard dollarë, për të ndërtuar një raketë që do të dërgonte në hapësirë njerëz dhe mallra.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";