Numri I të infektuarve me Covid-19 në thertoren më të madhe në Europë, atë në Guetersloh të landit gjerman Renani-Veriore Vestfali, u rrit në mbi një mijë. Infeksioni po përhapet nga ora në orë, aq shumë aq sa autoritetet vendase po mendojnë të krijojnë një zonë të re të kuqe.

Shpërthime të sëmundjes, edhe pse në përmasa më të vogla, ka pasur edhe nëpër disa thertore në vende të tjera si Irlandë, Francë, Mbretërinë e Bashkuar, Holandë, Spanjë, Kanada dhe mbi të gjitha Shtetet e Bashkuara ku koronavirusi ka goditur gati 200 kompani mishi.

Në Itali po ashtu, në Palo del Colle në provincën e Barit, fabrika e përpunimit të mishit, Siciliani, u mbyll për dy javë pasi 71 punonjës rezultuan pozitivë në testime. Përse thertoret janë vend ku virusi përhapet kaq lehtë? Nuk ka një shkak të vetëm, por janë disa arsye të marra së bashku, qe i kthejnë këto mjedise pune në rrezik.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Turnet atje janë të gjata dhe me shumë njerëz, punëtorët janë afër njëri-tjetrit në mënyrë që të ndjekin zinxhirin e prodhimit; është një punë e rëndë, ku njeriu lodhet e merr frymë me vështirësi; mbajtja e maskës, për këtë arsye është thuajse e pamundur.

Për shkak të zhurmës së makinerive, shpesh i duhet të bërtasin me zë të lartë, duke shtuar kështu gjasat e përhapjes së spërklave.

Temperaturat në të cilat ruhet mishi kontribuojnë në shkallën e lartë të infeksioneve pasi koronavirusi, si viruset e tjera, duket se preferon të ftohtin, një mjedis në të cilin mund të mbijetojë më gjatë jashtë trupit. Së fundi, këto ambiente kanë sisteme shumë të fuqishme ventilimi për ruajtjen e mishit, dhe kjo mendohet se I përhap më shumë spërklat.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";