Më shumë se 10,000 gjela deti do të mblidhen në një fermë në North Yorkshire të Anglisë për t’u vrarë pas shpërthimit të gripit të shpendëve. Kjo do të bëhet me qëllim parandalimin e përhapjes së virusit.
Departamenti për Mjedisin, Ushqimin dhe Çështjet Ruralekonfirmoi shpërthimin këtë mëngjes.
Në një deklaratë thuhej: “Gripi i shpezëve i llojit H5N8 u konfirmua në 28 Nëntor. 10,500 gjelat e detit do të vriten për të kufizuar përhapjen e sëmundjes. Kjo nuk pritet të ketë ndikim në furnizimin me gjela apo zogj të tjerë gjatë Krishtlindjeve.”
Shëndeti Publik në Angli siguroi konsumatorët se gripi i shpendëve paraqet një rrezik shumë të ulët për njerëzit.
Ata shtuan se produktet e pulave të gatuara siç duhet, përfshirë vezët, janë të sigurta për t’u konsumuar.
Dr Gavin Dabrera tha se Organizata Botërore e Shëndetësisë nuk ka konfirmuar kurrë një rast të llojit të gripit të shpendëve (H5N8) te njerëzit.