Një shpërthim i fuqishëm në një fabrikë fishekzjarrësh ka tronditur Stambollin. Ngjarja ka ndodhur këtë të premte rreth orës 11 sipas orës lokale.

Këto janë pamjet nga vend i ngjarjes që tregojnë se si retë e zeza kanë mbuluar qiellin në Sakarja në Stamboll.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

2 persona kanë humbur jetën si pasojë e shpërthimit dhe më shumë se 70 të tjerë janë plagosur, prej të cilëve disa jane në gjendje të rëndë.

Besohet se më shumë se 100 punëtore ishin në vendin e tyre te punës në momentin e shpërthimit. Për këto arsye ka dyshim se një pjesë mund të jenë bllokuar brenda fabrikës.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Zjarrfikëset, 85 ambulanca, 2 helikopterë dhe policia u angazhua në vendin e ngjarjes.

Mediat turke raportojnë se shpërthimi është dëgjuar rreth 50 kilometra larg, duke shkaktuar panik. Mendohet se të paktën 110 ton lëndë eksploziv kishte brenda fabrikës.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

President ii Turqisë Rexhep Tajip Erdogan në deklaratën e parë për mediat pas shpërthimit ngushëlloi familjarët e viktimave, ndërsa tha se besonte që të gjithë të plagosurit do të kthehen pranë familjeve të tyre shëndoshë e mirë.

Ndërkohë autoritetet po hetojnë per te zbuluar shkaqet e ngjarjes së rëndë në fabrikën e prodhimit të fishekzjarrëve.

The post Shpërthen fabrika e fishekzjarreve, tragjedi në Turqi appeared first on Vizion Plus.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";