Një shpërthim që ndodhi në fabrikën e armëve Mesko në qytetin juglindor polak të Skarzysko-Kamienna, ka rezultuar në një zjarr dhe vdekjen e një punëtori 59-vjeçar.

Bëhet e ditur se shpërthimi në fabrikën e armëve në Poloni vrau një person dhe plagosi disa të tjerë.

Një tjetër punonjës u shtrua në spital, megjithëse gjendja e tij nuk është në rrezik për jetën, kanë njoftuar autoritetet lokale.

Siç raportohet, shkaku i shpërthimit aktualisht është nën hetim.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Fabrika në pronësi të Polska Grupa Zbrojenioëa, prodhon produkte mbrojtëse, raketa antitank dhe municione të armëve të vogla.