Nga Dritan Hila

Monika Kryemadhi sot ka sulmuar gazetarin e portalit dritare.net ndërsa e intervistonte, dhe ka shpifur për mua se kam prona në bregdetin e Durresit, të marra prej Edi Ramës.

Është pjesë e strategjisë së Berishës, por mesa duket edhe LSI qe të denigrojë figurat publike që nuk i kanë ushtarë të tyre.

Monika mendon se në një profesion je ose për të vjedhur prona, ose kot që jeton.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Monika, unë nuk kam asnjë pronë në Durrës as në emër tim, apo të tretëve.

Është hera e dytë që kush të jep informacion, e ka të rremë. Mesa duket i ke edhe idiotë.

Dhe po të marrin në qafë sepse në gjyq do të çoj ty dhe me paratë qe do të marr, do të blej një pronë në bregdet.

Do ta nis ftesën për gjyq në vilën me 11 hale që ke në Gjirin e Lalzit.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Besoj se do t’i dalësh zot çfarë ke thënë në video, dhe nuk do ta quash montazh, siç e ka për ves familja juaj.