Qindra mbështetës republikanë i janë drejtuar me protestë disa qendrave të numërimit të votave në Detroit duke kërkuar që të ndalet procesi. Qytetarët argumentojnë se ka mungesë transparence dhe parregullsi. Skena të tilla janë zgjeruar edhe në disa qytete të tjera amerikane.
Gjithashtu protestuesit dolën në rrugë duke bërë thirrje për një numërim të plotë të votave. Policia në Neë York arrestoi dhjetëra demonstrues pasi pati përplasje me autoritetet dhe zjarrvënie të objekteve në rrugë.
Protestuesit marshuan gjithashtu në Çikago, Los Anxhelos, Siatëll, Hjuston, Pittsburgh, Minneapolis dhe San Diego. Përveç thirrjes për numërimin e votave, demonstruesit theksuan gjithashtu pabarazinë racore.
Në shtetin veriperëndimor të Oregonit, Guvernatorja. Kate Brown aktivizoi Gardën Kombëtare ndërsa policia në Portland i cilësoi si trazira protestat e atjeshme, duke kryer edhe arrestime.
Demonstratat shpërthyen ndërsa rezultati i zgjedhjeve të së martës mbetet i paqartë dhe republikanët kanë ngritur padi të shumta zgjedhore.