Shpërthejnë protestat në Bejrut/ Njerëzit të zemëruar akuza qeverisë për tragjedinë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Shpërthejnë protestat në Bejrut/ Njerëzit të zemëruar akuza qeverisë për tragjedinë

Beiruti përfshihet nga protestat antiqeveritare pas zemërimit në rritje kundër zyrtarëve të lartë që nuk arritën të shmangin shpërthimin tragjik në port.

Qindra demostrues u mblodhën para parlamentit, ku nuk munguan as përleshjet me forcat e sigurisë libaneze të cilët përdorën gazin lotësjellës për të shprëndarë turmat.

Ata i vune zjarrin disa objekteve në rrugë, ndërsa forcat e policisë qëndronin para parlamentit në mbrojtje të ndërtesës.

Protestuesit bënë përgjegjëse qeverinë për shpërthimin e 4 gushtit që la mbi 157 persona të vdekur dhe plagosi 5 mijë të tjerë, ndërsa më shumë se 500 mijë kanë mbetur të pastrehë. Ata madje kanë nisur një peticion me mbi 40 mijë firma ku kerkohet vendosja e Libanit nën administrimin francez për 10 vitet e ardhshme.

Advertisement

Zemërimi në rritje i qytetërve vjen pasi sasia prej 2,750 tonë nitrat amoni ruhej në një depo në portin e Bejrutit pa masa sigurie.

Ndërkohë autoritetet libaneze kanë deklaruar se gjatë ditëve të ardhshme do të gjejnë shkaktarët e tragjedisë, ndërsa aktualisht janë arrestuar 16 zyrtarë me akuzën e shpërdorimit të detyrës dhe 2 të tjerë kanë dhënë dorëheqjen

Tragjedia në Liban ndodh në një kogë që vendi po kalon njëherësh krizën më të rëndë ekonomike që nga lufta civile në vitet 1975-1990.

The post Shpërthejnë protestat në Bejrut/ Njerëzit të zemëruar akuza qeverisë për tragjedinë appeared first on Vizion Plus.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy