Shorti i fazës cerekfinale të Uefa Champions League ka rezervuar përplasje të mëdha në horizont.
Goglat e lira të shortit të hedhur në Nion të Zvicrës kanë lënë të hapur mundësinë që të ekmi dy finale të parakohshme.
Fituesi i ciftit Manchester City vs Real Madrid do të ketë përballe fituesin e ciftit Juventus-Lion.
Ndërkohë fituesi që do të dalë nga përballja mes Barcelonës dhe Napolit do të ketë punë në cerekfinale me fituesin e duelit Bayern-Chelsea.
Ndërkohë në gjysmëfinale do të përplasen pikërisht ekipet që do të dalin fituese nga ciftet e sipërpërmendura.
Në krahun tjetër do të ketë duelet Leipzig-Atletico Madrid dhe Atalanta-PSG.
Skuadrat që do të fitojnë këto duele do të shkojnë në gjysmëfinale për tu ndeshur së bashku..
Ndeshjes e fazës cerekfinale do të luhen nga data 12 deri në 15 gusht ndërsa faza gjysmëfinale do të luhen në 18 dhe 19 gusht. Sfidat do të jenë të gjitha teke e me sistem grumbullimi në Lisbonë në dy stadiumet më të mira Jose Alvalade dhe Da Luz.
Ky i fundit do të mirepresë edhe finalen e madhe në 23 gusht.
Megjithatë, champions league që është një ekskluzivitet i Vizion Plus dhe Tring, do të nisë me heret në datat 7 dhe 8 gusht me 4 ndeshjet e mbetura të fazes se 1/8.
Ndeshjet çerekfinale:
The post Short “ferri” për ekipet e mëdha në Champions League, ja kush buzëqesh appeared first on Vizion Plus.