Ka shkaktuar diskutime të mëdha në rrjetet sociale një postim në Twitter I gazetares dhe moderatores së njohur italiane, Rita Dalla Chiesa.
“Kinë, nis festivali i mishit të qenit në Yulin: mijëra kafshë të masakruara. Një mizori e paimagjinueshme. Është mëkat vdekjeprurës të dëshirosh zhdukjen e popullit kinez?” , ka shkruar Dalla Chiesa, e cila është një mbrojtëse e flaktë e kafshëve.
Edhe pas stuhisë së reagimeve që ngjalli ky postim, gazetarja nuk u tërhoq nga e saja. “ Nuk kthej mbrapsht asnjë fjalë edhe pse e di që ka shumë aktivistë në Kinë që përpiqen ta evitojnë këtë gjenocid. Kjo gjë nuk mund të tolerohet më”, tha ajo për agjencinë e lajmeve Adnkronos.
Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355";
google_ad_slot = "5632655076";
google_ad_width = 300;
google_ad_height = 250;
google_page_url ="http://www.zhaku.net/";