Shkrimtar i njohur, kush është agresori që qëlloi me armë kryeministrin e Sllovakisë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Shkrimtar i njohur, kush është agresori që qëlloi me armë kryeministrin e Sllovakisë

Detaje të reja dalin për atentatin që tronditi këtë të mërkurë Sllovakinë, ku për pasojë mbeti i plagosur kryeministri i vendit Robert Fico.

Mediat sllovake raportojnë se autori është një shkrimtar 71-vjeçar sllovak i quajtur Juraj Cintula. 71-vjeçari është një nga themeluesit e klubit letrar DÚHA.

Deri në vitin 2016 autori i atentatit ndaj kryeministrit  ka qenë president i klubit letrar dhe ka shkruar tre libra me poezi. Që prej   vitit 2015 ai është anëtar i Shoqatës së Shkrimtarëve Sllovakë. Në vitin 2016 ai ka punuar si shofer në një qendër tregtare në Levice, vendlindja e tij.

Si u bë atentati ndaj kryeministrit sllovak? 

Advertisement

“Robert hajde këtu”, ishin fjalët e autorit para se të shkrepte pistoletën mbi kryeminsitrin e Sllovakisë, i cili sapo kishte dalë nga një takim ndërqeveritar në Bratisllavë.

Mediat sllovake kanë zbardhur dëshmi të reja nga ngjarja e rëndë ditën e sotme, ku mbeti i plagosur kryemisnitri Robert Fico i cili ndodhet në gjendje të rëndë në spital.

Deri më tani raportohet se Fico është qëlluar 5 herë, të cilët e kanë kapur në gjoks dhe në pjes ëtë tjera të trupit.

Zyra e tij u shpreh pas atentatit se kryeministri është transportuar drejt spitalit dhe orët e ardhshme do të jenë kritike për gjendjen e tij.

Advertisement

Pamjet nga momenti i arrestimit të autorit

Kush është Robert Fico

Advertisement

Robert Fico është drejtues i partisë komuniste “Drejtimi – Social Demokracia Sllovake” . Ai u dallua për retorikën e tij pro-ruse dhe antiperëndimore.

Karriera e tij politike filloi në vitet 1990 dhe që atëherë ai ka patur poste të ndryshme të rëndësishme, duke përfshirë atë të Kryeministrit të Sllovakisë në tre mandate të ndryshme: 2006-2010, 2012-2018 dhe përsëri nga viti 2023 e deri më sot.

Fico është i njohur për qëndrimet e tij populiste. Megjithatë, mandati i tij nuk ka qenë pa polemika, duke përfshirë akuzat për korrupsion dhe përfshirje në kriza politike, siç është kriza e shkaktuar nga vrasja e gazetarit Ján Kuciak, e cila çoi në dorëheqjen e qeverisë së tij në 2018.

Me retorikën e tij të së djathtës ekstreme, Fico arriti të rifitonte besimin e elektoratit, duke u rikthyer në postin e kryeministrit në vitin 2023. /Vizionplus.tv/

Advertisement

/vizionplus.tv/

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy