Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën në pjesën veriore të Turqisë si pasojë e përmbytjeve.

Përmbytjet goditën provincat bregdetare të Bartin, Kastamonu, Sinop dhe Samsun të mërkurën, duke shkatërruar shtëpi dhe ura.

Forcat e kërkim shpëtimit me anë të helikopterëve u përpoqën gjithashtu të shpëtonin disa persona të bllokuar në çati.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Në provincën Bartin, të paktën 13 persona janë plagosur pas shembjes së një ure ndërsa një person rezulton ende i zhdukur.

“Kjo është një nga fatkeqësitë më të mëdha në  50 ose 100 vite,” tha ministri i Bujqësisë Bekir Pakdemirli. Rajoni i Detit të Zi është një nga më të rrezikuarit nga përmbytjet.