Përmbytjet katastrofike në rajonin e Detit të Zi kanë shkaktuar të paktën 57 viktima.
Agjencia turke për Emergjencat Civile dhe Fatkeqësitë Natyrore bëri me dije se shirat e rrëmbyeshëm goditën provincën Kastamonu dhe Sinop.
Reshjet shkaktuan përmbytje, rrëshqitje të tokës, si edhe shkatërruan shtëpi e ura, duke bërë shumë rrugë të pakalueshme.
Autoritetet turke kanë dërguar më shumë se gjashtë mijë punonjës në terren për të ndihmuar banorët pasi dhjetëra ndërtesa e ura janë shkatërruar plotësisht. Evakuimi është ndërlikuar në kushtet kur shumica e rrugëve janë përmbytur.
Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355";
google_ad_slot = "5632655076";
google_ad_width = 300;
google_ad_height = 250;
google_page_url ="http://www.zhaku.net/";