Ka shkuar në 100 numri i viktimave pas tornadove shkatërrimtare që kanë përfshirë Kentucky në SHBA.

Presidenti amerikan Joe Biden shpalli gjendjen e katastrofës natyrore në Kentaki, shtetin federal më të goditur e ku numërohen shumica e viktimave të bilancit të përgjithshëm, të paktën 70 prej tyre.

Viktima dhe dëme të konsiderueshme ka edhe në Tenesi, Arkansas, Misuri, Missisipi e Illinois. Dhjetëra mijëra njerëz kanë mbetur të pastrehë dhe janë dërguar në qendra emergjence. Mes ndërtesave të shkatërruara janë edhe disa magazina të gjigandit Amazon në Illinois.

Autoritetet thonë se një stuhi e fuqishme ishte shkak i formimit të të paktën 30 tornadove gjatë orëve të fundit. Ekspertët e konsiderojnë këtë si goditjen më të rëndë nga tornadot në histori në këto zona dhe këtë e lidhin edhe me ngrohjen globale.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";