“Shkolla nuk është virus”/ Nënat dhe fëmijët protestë pas mbylljes së shkollave

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Shkolla nuk është virus”/ Nënat dhe fëmijët protestë pas mbylljes së shkollave

Mbyllja e shkollave dhe vendosja e minimbyllje të re nga Guverantori i rajonit të Kampanjës në Itali, ka sjell reagimin e ashpër në nënave, tregtareve dhe shofereve të autobuzeve të shkollave.

Fillimisht ata që protestuan ishin tregtaret e Arzanos një qytet I madh në Napoli, teksa ishin gati 200 të tillë që dolën kundër paralizimit të aktiviteteve tregtare për një periudhë 2 javore.

Shkollat fillore të mesme dhe Univresitetet ( me përjashtim të vitit të parë) janë mbyllur ashtu sikurse grumbullimet politike dhe të organizateve joqeveritare.

Ceremonitë civile dhe fetare janë gjithashtu të ndaluara.

Advertisement

Bareve dhe restoranteve nuk iu lejohet të shpërndajnë ushqim pas orës 21:00.

Kjo urdhërese por në mënyrë të vecante mbyllja e shkollave u bë me justifikimin e 800 rasteve fitore të regjistruara ditët e fundit në Kampanja.

Megjithatë këtë të premte ka pasur një proteste sidomos në nënat që dërgojnë fëmijët në shkolla të cilët nuk e kanë pranuar këtë masë. Në proteste kanë marrë pjesë masivisht edhe shoferet e autobuzeve të shkollave.

Ndërkohë Ministri italian i Arsimit Azzolina e konsideroi këtë një një vendim shumë serioz.

Advertisement

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy