Shkoi në pyll për të prerë dru/ Gjendet i pajetë 51 vjeçari shqiptar, ishte shpallur i humbur që nga 1 nëntori (EMRI)

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ylli Meta, 51 vjeçari shqiptar i cili u shpall i zhdukur që prej 1 nëntorit është gjetur i pajetë në një pyll në Greqi, në zonën e Arethousa të Selanikut.

 

Mediet greke bëjnë me dije se trupi i tij është gjetur në një zonë pyjore të Arethousa-s, ku kishte shkuar me një 59-vjeçar grek për të prerë dru.

 

Advertisement

Sipas informacioneve, 51-vjeçari ka mbetur i plagosur gjatë operacionit me sharrë elektrike në kofshë ashtu si edhe 59-vjeçari, të cilët punonin së bashku.

 

Më pas 59-vjeçari e ka lënë me gjakderdhje të pakontrolluar dhe është larguar nga vendi i ngjarjes me ndihmën e të birit.

 

Advertisement

59-vjeçari pretendoi se nuk dinte asgjë për fatin e tij.

 

Pasditen e djeshme u zbulua se ai e kishte lënë të mbuluar me gjak por rrëfeu se ishte një aksident. Në fakt, mësohet se 59-vjeçari i ka hedhur në rrugë edhe celularin shqiptarit për të shmangur zbulimin.

 

Advertisement

59-vjeçari dhe djali i tij janë arrestuar dhe po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy