Këngëtarja Shkëndije Mujaj i ka fshirë fotot e saj provokuese nga rrjetet sociale dhe tanimë është mbuluar dhe i është dedikuar fesë.

Këngëtarja nga Kosova pak ditë më parë u shpreh se ka qenë e para që është mbuluar dhe ka ftuar të gjithë estradën për ta bërë këtë.

Ndërkohë e ftuar së fundmi në “Shqipëria live”, Shkëndija la të kuptohet se është penduar për fotot që publikonte dikur dhe tha se nuk do t’i rikthehet më.

“Nuk i kthehem më atyre fotove sepse tani po bëj edhe studime fetare.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Jo nuk do jem më Shkëndija që provokon në rrjete sociale.

Nuk mund ta quaj gabim jetën që kam bërë më përpara, por është dashur t’i kaloj ato sprova”, u shpreh Shkëndija.