Varianti Omicron i virusit që shkakton COVID-19 ka gjasa të ketë fituar të paktën një nga mutacionet e tij duke marrë një pjesë të materialit gjenetik nga një virus tjetër, ndoshta ai që shkakton ftohjen e zakonshme  i pranishëm në të njëjtat qeliza të infektuara, sipas studiuesve.

Sipas mediave të huaja,  kjo sekuencë gjenetike nuk shfaqet në asnjë version të mëparshëm të coronavirusit, të quajtur SARS CoV-2, por ndodh në shumë viruse të tjerë, përfshirë te ato që shkaktojnë ftohjen e zakonshme dhe gjithashtu në gjenomin e njeriut, thanë studiuesit.

“Omicron mund ta bëjë veten të duket “më njerëzor”, gjë që do ta ndihmonte atë të shmangte sulmin nga sistemi imunitar i njeriut”, tha Venky Soundararajan nga Kembrixh, firma analitike e të dhënave me bazë në Massachusetts.

Kjo mund të nënkuptojë se virusi transmetohet më lehtë, ndërsa shkakton vetëm sëmundje të butë ose asimptomatike.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Shkencëtarët nuk e dinë ende nëse Omicron është më infektues se sa variantet e tjera, dhe nëse shkakton sëmundje më të rënda apo nëse do ta kalojë Deltën si varianti më i përhapur.