Vaksinat anti-Covid janë efektive kundër të gjitha varianteve të koronavirusit,  parandalojnë shtrimin në spital dhe gjithashtu rrezikun e vdekjes. Të pavaksinuarit përbëjnë shumicën dërrmuese të pacientëve të shtruar në kujdesin intensiv, shkruan protothema.

Sidoqoftë, ka prova në rritje se varianti shumë më ngjitës i koronavirusit Delta është më i transmetueshëm dhe mund ti shpëtojë mbrojtjes së vaksinave. Por mbetet e paqartë se deri në çfarë mase mund të mbrojnë vaksinat kundër Deltës.

Në bazë të studimeve të fundit, ne besonim se  vaksinat jo vetëm na mbronin kundër kundër Covid-19, por gjithashtu zvogëlonin transmetimin e virusit. Sidoqoftë, shumica e studimeve përkatëse janë kryer përpara se varianti Delta të përhapej në të gjithë botën.

Tani, sipas Nature dhe New York Times, ka indikacione nga vende të ndryshme që duket se konfirmojnë frikën e disa shkencëtarëve: Delta ka më shumë gjasa të infektojë personat e vaksinuar dhe më pas të përhapet përmes tyre.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Të dhënat nga testet e Covid-19 në Shtetet e Bashkuara, Britani dhe Singapor tregojnë se personat e vaksinuar që janë infektuar me Delta mund të kenë të njëjtën ngarkesë virale në hundë me personat e pavaksinaur.

Kjo ndoshta do të thotë që, pavarësisht mbrojtjes së vaksinave, të vaksinuarit mund ta transmetojnë virusin te të tjerët. Sipas virologut David O’Connor nga Universiteti i Wisconsin-Madison, “njerëzit që janë infektuar me Delta mund të kenë ngarkesë më të lartë të virusit, kështu që ata mund ta përhapin atë pa dashje tek të tjerët”.

Sipas një studimi të ri, i cili është botuar në medRxiv,  O’Connor krahasoi ngarkesën virale të 719 personave në korrik të këtij viti  (të vaksinuar ose jo). Analiza gjenetike u krye gjithashtu në 122 prej mostrave dhe 90% rezultuan pozitiv me variantin Delta.

Nga 311 të vaksinuar që rezultuan pozitivë ndaj koronavirusit, shumica kishin një indeks Ct nën 25 (ky është një indeks indirekt i ngarkesës virale: sa më i ulët Ct i testit, aq më e theksuar është prania e materialit gjenetik të koronavirusit në mostrën e marrë nga hunda ose faringu). Ky nivel tregon një prani të mjaftueshme të virusit.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Për të konfirmuar studimin,  studiuesit kryen testuan  55 mostra të rastësishme – të personave të vaksinuar dhe të pavaksinuar  që kishin një rezultat nën 25 Ct. Shumica e personave të pavaksinuar gjithashtu kishin një rezultat nën 25.

“Përfundimi është se personat e vaksinuar mund të përhapin virusin. Por ne ende nuk e dimë se cili është roli i tyre në transmetimin e virusit në komunitet, “tha Thomas Friedrich, një virolog në Universitetin e Wisconsin.

Këto janë të njëjtat rezultate me një studim amerikan që u zhvillua në gusht, i cili zbuloi se personat e  vaksinuar dhe të pavaksinuar që ishin te infektuar me koronavirus kishin ngarkesE virale më të ulët.

Nga 133 mostrat e analizuara gjenetikisht, 90% ishin varianti Delta. Ishte pikërisht ky studim që bëri  Qendrat për Kontrollin  Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve të rekomandonin përdorimin e maskave në ambientet e brendshme.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Studiuesit në Spitalin Metodist në Houston, Texas, gjithashtu analizuan pothuajse të gjitha rastet e Covid-19 në spitalin e tyre dhe zbuluan se që nga marsi i këtij viti, rreth 17% e rasteve që rezultuan pozitivë me variantin Delta ishin vaksinuar, raporton abcnews.al

Studimi, i udhëhequr nga mjeku James Masser, gjithashtu zbuloi se nivelet e Ct ishin të ngjashme te personat e  vaksinuar dhe të pavaksinuar. Por, sipas studiuesve nga Singapori, personat e vaksinuar të infektuar me Delta mund të jenë ngjitës  për një periudhë më të shkurtër kohore.

Studimi nga Qendra Kombëtare për Sëmundjet Infektive të vendit krahasoi ngarkesat virale mes të pavaksinuarve dhe të vaksinuarve të cilët rezultuan pozitivë me koronavirus. Ndërsa ngarkesat virale të personave të infektuar me variantin Delta ishin të ngjashme në të dy grupet gjatë javës së parë, ato u reduktuan  pas ditës së shtatë.

“Duke pasur parasysh nivelet e larta të ngarkesës virale gjatë javës së parë pas infektimit me Delta, masa të tilla si maska ​​dhe higjiena e duarve, të cilat mund të zvogëlojnë transmetimin, janë të rëndësishme, jeni vaksinuar ose jo,” tha Dr. Barnaby Young.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Për më tepër, studimi britanik REACT-1, i udhëhequr nga shkencëtarët në Imperial College London, i ka marrë në shqyrtim më shumë se 100,000 persona për javë të tëra, pasi analizoi mostrat e rastësishme për ngarkesën e tyre virale, zbuloi se gjatë tremujorit maj-korrik, personat e vaksinuar dhe që më pas ishin infektuar me variantin Delta, kishin mesatarisht një ngarkesë virale më të ulët se personat që nuk u vaksinuan.