Shkencëtarët kanë paraqitur një test të ri që mund ta identifikojë COVID-19 në vetëm 30 minuta, duke analizuar mostrat e urinës, gjakut ose pështymës.

Sipas mediave të huaja, metoda e njohur si amplifikimi izotermik i ndërmjetësuar nga një teknikë me një tub (RT-LAMP), përfshin kërkimin e materialit gjenetik, ose ARN-në e koronavirusit, në mostrat e testeve.

RT-LAMP është një teknikë e njohur, që është përdorur më parë për të zbuluar viruse të tilla si Zika dhe Ebola.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Studimi i udhëhequr nga Laura Lamb, nga “Beaumount Health”, një sistem i kujdesit shëndetësor në Michigan të SHBA-së, pati për qëllim zbulimin e një testi që mund ta identifikojë shpejt sëmundjen.

Sipas ekipit, teknika RT-LAMP, është më pak e kushtueshme, më e lehtë dhe më e shpejtë, se metoda standarde që përdoret aktualisht në të gjithë botën. Ekspertët u shprehën se kjo metodë identifikon koronavirusin brenda 30 ose 45 minutave.