Varianti Omicron mund të shkaktojë 25,000 deri në 75,000 viktima në Angli gjatë pesë muajve të ardhshëm nëse nuk merren masa shtesë përtej Planit B, sipas shkencëtarëve që këshillojnë qeverinë.
Edhe në skenarin më optimist, parashikohet një valë infeksioni me më shumë se 2,000 të shtuar në spital në ditë dhe 24,700 viktima nga data 1 dhjetor i këtij viti dhe 30 prill 2022.
Kjo pritet të ndodhë nëse nuk zbatohen masa kontrolli shtesë mbi planin aktual B të prezantuar nga qeveria në Angli. Sipas ekipit të shkencëtarëve, mbajtja e maskave, puna nga shtëpia dhe dozat përforcuese mund të mos jenë të mjaftueshme.
Në këtë skenar, vendosja e masave të kontrollit në fillim të vitit 2022 – të tilla si kufizimet në ambientet e mbyllura, mbyllja e disa vendeve argëtuese do të ishte e mjaftueshme për të kontrolluar valën dhe për reduktuar shtrimet në spital. Shkencëtarët kanë supozuar se Omicron shkakton të njëjtën ashpërsi si Delta.