Varianti Omicron po përhapet gjerësisht në Europë dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke rritur frikën e shkencëtarëve se situata pandemike gjatë vitit 2021 mund të përsëritet gjatë vitit të ardhshëm.

Vetëm pak javë më parë, ekspertët parashikuan se vendet do të dilnin nga pandemia në vitin 2022, pas rigjallërimit të shkaktuar nga variantet Alfa, Beta, Gamma dhe Delta. Vendet e para që do të dalin nga pandemia do të jenë vendet që kanë arritur nivele të larta të imunitetit të tufës dhe që kanë shkallë të lartë vaksinimi.

Pikërisht në këto zona pritej që Covid të shndërrohej në një sëmundje endemike, ndoshta me shpërthime më pak të rënda periodike ose sezonale. Sipas të njëjtit vlerësim, vaksinat, të cilat ishin të disponueshme për pjesën më të madhe të vitit 2021 në vendet e pasura, do të shpërndaheshin vitin e ardhshëm në mënyrë të barabartë në të gjithë popullsinë.

Megjithatë, përhapja e shpejtë e variantit shumë ngjitës Omicron, i cili u zbulua në fund të nëntorit, dhe aftësia e tij potencialisht më e madhe për të ri infektuar njerëzit në krahasim me variantet e mëparshme, minon shpresën për ti dhënë fund pandemisë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Tashmë, shumë vende kanë rikthyer masat që kanë vendosur në fazat e mëparshme të pandemisë: kufizimet e udhëtimit, përdorimi i maskave dhe shmangia e tubimeve të mëdha.

Çfarë parashikojnë ekspertët?

Megjithëse nuk jemi kthyer në fillim të pandemisë,  shumica e njerëzve do të duhet të vaksinohen ose të kalojnë Covid për të luftuar pandeminë, sipas ekspertëve të sëmundjeve infektive. Edhe pse Covid do të kthehet në një sëmundje endemike, variante të reja do të vazhdojnë të shfaqen dhe do të ketë rikthime sezonale të virusit gjatë viteve të ardhshme.

Por të bashkëjetosh me Covid-19 nuk do të thotë që virusi nuk është më një kërcënim. Në vend të kësaj, njerëzit duhet të jenë të përgatitur kur të shfaqet një tjetër variant, sipas Tom Frieden, kreu i Resolve to Save Lives dhe ish-drejtor i Qendrave të SHBA për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC).

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Disa shkencëtarë nuk janë plotësisht të gatshëm të heqin dorë nga shpresa se në disa vende të botës, pandemia do të marrë fund. Më shumë se 270 milionë njerëz janë infektuar me Covid, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, dhe rreth 57% e popullsisë së botës ka marrë të paktën një dozë të vaksinës.

Deri më tani, shumica e studimeve që hetojnë efektivitetin e vaksinave Omicron janë fokusuar në neutralizimin e antitrupave, të cilët janë gjithashtu më të lehtë për t’u matur. Rezultatet e analizave të gjakut nga persona të vaksinuar plotësisht tregojnë se Omicron i shpëton mbrojtjes së vaksinave por doza përforcuese mund të na mbrojë.

Ndërkohë, të jetosh me COVID në 2022 ndoshta do të nënkuptojë vlerësimin e rreziqeve lokale dhe mbrojtjen përmes vaksinimit, përdorimit të maskave dhe mbajtjes së distancës. Sipas shkencëtarëve nuk do të ketë fazë pandemie. Do të ketë faza të ndryshme për njerëz të ndryshëm dhe për zona të ndryshme- është ky parashikimi i të ardhmes./ abcnews.al

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";