Duke përdorur të njëjtën teknikë me të cilën u diktua koronavirusi, shkencëtarët francezë kanë zbuluar një virusi të ri thotë France 24.

Sipas tyre megjithatë nuk ka arsye për t`u shqetësuar, sepse virusi I ri nuk e ka forcën të shkaktojë një krizë shëndetësore si ajo e Covid 19. Ky virus doli në dritë në një spital jo shumë larg Parisit; ai u gjet tek një grua 58-vjeçe e cila ndërroi jetë nga encefaliti.

Mjekët e kanë pagëzuar “virusi Cristoli”, sipas lagjes pranë së cilës u zbulua virusi I fundit. Për shkencëtarët, është ende herët të dilet në përfundime se cfarë mund të bëjë saktësisht tek njeriu virusi “ Cristoli” sepse gruaja që vdiq, vuante dhe nga një sërë sëmundjesh të tjera.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ata ende janë duke e verifikuar rastin, ndonëse theksojnë se ai nuk është i vetëm se në të ardhmen, mund të ketë edhe të tjerë. Cristoli i përket llojit të virusëve që zakonisht përhapet nga mushkonjat, dhe duket se ka disa të përbashkëta me Sars Cov-2.