Ministria e Mbrojtjes në Uzbekistan bëri me dije se forcat ajrore rrëzuan një avion ushtarak nga Afganistani që kaloi kufirin.
Një zëdhënës i kësaj ministrie njofton se avioni luftarak afgan hyri në mënyrë të paligjshme në hapësirën ajrore dhe shtoi se nga rrëzimi i tij nuk ka persona të mbijetuar.
Disa orë më vonë, në një spital uzbek në Surkhondaryo u paraqitën në gjendje të rëndë shëndetësore dy ushtarë me uniformë afgane, një prej të cilëve me parashutë.
Një ditë më parë, presidenti i Afganistanit, Ashraf Ghani u largua nga vendi dhe gjeti strehim në Uzbekistan.
Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355";
google_ad_slot = "5632655076";
google_ad_width = 300;
google_ad_height = 250;
google_page_url ="http://www.zhaku.net/";