Shkelën të drejtat e njeriut në Afganistan, OKB raport me ekzekutimet nga talebanët

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Shkelën të drejtat e njeriut në Afganistan, OKB raport me ekzekutimet nga talebanët

Organizata e Kombeve të Bashkuara ka marrë një raport të besueshëm për shkelje serioze të të drejtave të njeriut të kryera nga talebanët në Afganistan. Në të detajohen ekzekutimet e civilëve dhe kufizimet e mëdha për gratë dhe protestat paqësore kundër sundimit të talebanëve.

“Në veçanti, ne kemi marrë një raport të besueshëm për shkelje serioze të ligjit ndërkombëtar humanitar për abuzime me të drejtat e njeriut, po që ndodhin në shumë zona nën kontrollin e talebanëve. Në të përfshihen, mes tjerash, ekzekutimet e civilëve dhe të gjithë anëtarët luftues të forcave të sigurisë të Afganistanit. Kufizimet për të drejtat e grave, përfshirë të drejtën për të lëvizur lirshëm, dhe vajzave të drejtën për të shkuar në shkollë. Në raport dokumentohet rekurtimi I fëmijëve ushtarë dhe shtypja e protestave paqësore si dhe përndjekja e disidentëve. I bëj thirrje këshillit që të ndërmarrë veprime të guximshme dhe të fuqishme”, deklaroi Michelle Bachelet, Komisionere e OKB për të drejtat e njeriut.

“Miliona po jetojnë në frikë dhe po shpërthen një krizë humanitare. Situata në terren është e paqartë dhe e rëndë. Kërkohet vëmendje e veçantë, përgjegjësi dhe besueshmëri. Dëshmojmë një numër serioz të shkeljeve të ligjit humanitar ndërkombëtar dhe abuzim me të drejtat e njeriut, të cilat janë dokumentuar”, u shpreh Nasir Ahmad Andisha, Ambasador i Afganistanit në OKB.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy