
Një superopeacion është zhvilluar nga policia, ku në shënjestër kanë qenë grupet e narkotrafikut.
Operacioni i zhvilluar në Bolonja, ka çuar pas hekurave 44 persona, të cilët kishin detyra të ndara që nga prodhimi e deri tek shpërndarja e lëndëve narkotike.
Mediat italiane bëjnë me dije se në rrjetin e narkotrafikut bënin pjesë italianë, shqiptarë dhe pakistanezë.
U konfirmuan mbi 5000 furnizime kokaine dhe 1500 furnizime heroine. Gjatë hetimeve u sekuestruan 3 kilogramë kokainë, 1 kilogram heroinë, 6 kilogramë hashash, 1500 doza lëndë narkotike dhe 30 mijë euro cash. 36 persona janë arrestuar në flagrancë.
Mbi 400 oficerë policie morën pjesë në operacion, duke përfshirë hetues nga skuadrat e lëvizshme dhe ekuipazhet nga departamentet e parandalimit të krimit, kontingjente nga departamenti i lëvizshëm, njësitë e qenve kundër drogës, departamenti i fluturimit dhe personeli i policisë mjeko-ligjore.