Rusia ka hedhur poshtë akuzat e bombardimit të konsullatës së nderit të Shqipërisë në Kharkiv.

“Rusia hedh poshtë me forcë akuzat e Ministrisë së Jashtme shqiptare se forcat e armatosura ruse dyshohet se kanë dëmtuar ndërtesën e konsullatës së nderit të vendit në Kharkiv”, tha zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova.

Në 7 mars, Ministria jonë e Jashtme njoftoi në Twitter se konsullata e nderit është shkatërruar nga bombardimet ruse: “Shqipëria e dënon me forcë agresionin rus që solli shkatërrimin e konsullatës së nderit të Shqipërisë në Kharkiv. Autorët do të mbajnë përgjegjësi”.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";