Kryeministri i Tajlandës, Srettha Thavisin është shkarkuar nga detyra.

Gjykata vendosi se ai kishte shkelur kushtetutën. Vendimi vjen një javë pasi e njëjta gjykatë shpërndau Partinë popullore progresive të vendit Lëviz Përpara, e cila fitoi më shumë vende në zgjedhjet e vitit të kaluar dhe ndaloi liderët e saj nga politika për 10 vjet.

Pesë nga nëntë gjyqtarët e gjykatës votuan për shkarkimin e Srettha-s dhe kabinetit të tij, duke vendosur se kryeministri ishte i vetëdijshëm se ai emëroi një person të cilit i mungonte seriozisht integriteti moral.

Në fjalën e tij, Srettha tha se ai e kreu detyrën si kryeministër sa më mirë që mundi dhe tha se e pranon vendimin e gjykatës

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";