Shirat e dendur dhe stuhitë goditën rajonet alpine të Austrisë dhe lanë pjesë të Vjenës nën ujë duke shkaktuar dëme të rënda në disa pjesë të vendit dhe duke ndërprerë transportin rrugor dhe hekurudhor.
Pjesë të Vjenë ishin gjithashtu nën ujë ndërsa pamjet në rrjetet sociale tregojnë vërshimet e ujërave që merrnin përpara makinat në vendpushimin e skive St. Anton në Austrinë perëndimore.
Kancelari austriak, Karl Nehammer shkroi në Platformën X se stuhia shkaktoi dëme të konsiderueshme në pjesë të caktuara të vendit. Sipas mediave të huaja, një grua u plagos rëndë kur uji i rrëmbyeshëm e shtyu atë nën një autobus në lagjen Doebling të Vjenës.
also Austria we could experiment with cooling sea surface with Bubble below Ship Hulls reducing the drag of water but this is beyond denial and climate action? pic.twitter.com/qsWL06Mpvt
Advertisement— Thomas Reis (@peakaustria) August 18, 2024