Pjesërisht pallat, pjesërisht shkëmb, është një prej ndërtimeve më spektakolarë në botë. Shtëpia e gurtë në Jemen, e quajtur “Dar al-Hajar” në gjuhën arabe, është një rezidencë e dikurshme mbretërore, që duket më shumë si “kate shtesë” të një masivi shkëmbor.
Godina e famshme është një nga simbolet e Jemenit dhe është vendosur edhe në kartëmonedhat e vendit. Kjo mrekulli e arkitekturës ndodhet 14 kilometra nga kryeqyteti Sana’a, në Luginën po aq të mrekullueshme Wadi Dhahr.
Godina është ndërtuar në vitet 1920, si rezidencë verore për udhëheqësin shpirtëror islamik dhe monarkun e Jemenit, Yahya Muhammad Hamiddin. Por pallati vetë është ndërtuar mbi një strukturë të ngritur që në vitin 1786 nga një studiues islamik, Mansour Ali Bin Mehdi Abbas.
Godina mbeti në pronësi të familjes mbretërore të Jemenit deri në revolucionin e vitit 1962, ndërsa tani është shndërruar si muze, me mijëra vetë që e vizitojnë gjatë gjithë vitit./ A2cnn