Pesë ditë pas tërmetit shkatërrimtar me magnitudë 7.8 që tronditi Turqinë dhe Sirinë, numri i viktimave ka shkuar ne 25 mije e 401 , 21mije e 848 në Turqi dhe pjesa tjeter në Siri.
Mbi 80 mije njerez rezultojne deri tani te plagosur.
Ekipet e shpëtimit po vazhdojnë kërkimet në kushte të vështira si pasojë e temperaturave të ulëta dhe pasgoditjeve që vijojnë. Edhe pse kanë kaluar më shumë se 130 orë vazhdojnë të nxirren të mbijetuar nga rrënojat.
Në Gaziantep është nxjerrë e gjallë një grua shtatzënë. Zahide Kaya është dërguar menjëherë në spital, teksa bashkë me të ishte edhe vajza e saj 6 vjeçe.
Një mrekulli e vërtetë mund te konsiderohet edhe shpëtimi i një djali 8-vjeçar, i cili qëndroi nën gërmadha për më shumë së 116 orë.
Pas 132 orësh babë e bijë dolën gjithashtu te gjalle nga rrënojat.
Zëvendëspresidenti turk, Fuat Oktay ka njoftoi se gjatë 24 orëve të fundit janë shpëtuar 70 persona. Ndërkohë mbi 80.000 njerëz janë duke u trajtuar në spitale, ndërsa 1 milion persona kanë mbetur në qiell të hapur.
“Qëllimi ynë kryesor është të sigurohemi që ata t’i kthehen jetës normale, duke u ofruar strehim brenda një viti dhe duke ua shëruar dhimbjen sa më shpejt që të jetë e mundur” është shprehur Oktay teksa ka vizituar një nga zonat e goditura nga tërmeti. “
Në Siri, presidenti , Bashar al-Assad, ka miratuar ndihmën humanitare, një lëvizje kjo që mund të ndihmojë miliona njerëz që kanë nevoja urgjente.