Maqedonia e Veriut regjistroi të enjten 15 viktima nga koronavirusi, që shkakton sëmundjen Covid-19.

Me këtë shifër, që është më e larta brenda një dite që nga fillimi i pandemisë në muajin mars, numri i përgjithshëm i viktimave nga Covid-19 në Maqedoninë e Veriut arrin në 321.

Sipas raportit të Ministrisë së Shëndetësisë, viktimat e fundit janë regjistruar në: Shkup (8), Tetovë (2), Strugë (2), Gostivar (2) dhe Ohër (1).

Në raport thuhet se të gjithë pacientët që kanë vdekur, kanë pasur edhe probleme tjera shëndetësore.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Sa u përket të infektuarve, gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut u regjistruan 173 raste të reja.

Pavarësisht numrit të të infektuarve, drejtuesit e institucioneve shëndetësore kanë thënë se Maqedonia e Veriut ka kapacitete të mjaftueshme për t’u përballur me pandeminë.

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, tha se “lufta” kundër Covid-19 do të ketë sukses vetëm nëse respektohen masat mbrojtëse.

Të dhënat e Institutit të Shëndetit Publik njoftuan të enjten edhe për 150 pacientë të shëruar nga Covid-19.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Numri më i madh i të shëruarve, apo gjithsej 105, u regjistrua në Shkup.

Të dhënat i referohen testimit të 1,653 mostrave, që është numri më i lartë i testeve brenda 24 orëve.

Në Maqedoninë e Veriut, që nga fillimi i pandemisë janë testuar 63,383 persona.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";