Shqiptari Xhuliano Halili ka pranuar vrasjen e bashkëatdhetarit 35-vjeçar Alfons Doçi gjatë përleshjes së përgjakshme të mesditës së së mërkurës në një burg grek.

Fillimisht informacionet thuhej se pas krimit qëndronte një 45-vjeçar nga Kosova i cili u dërgua i plagosur në spital pas sherrit, por nga hetimet e autoriteteve rezultoi se ai që vrau 35-vjeçarin dhe plagosi 46-vjeçarin është Halili, të cilin Doçi madje e njihte nga e kaluara pasi dyshohet.

Kujtohet se sherri ifatal ka shpërthyer në burg pak pas orës 13.00 me orën greke.

Sipas informacioneve gjithçka ka ndodhur kur zyrtarët e burgut kanë thirrur të burgosurit të hyjnë në qelitë e tyre. Disa ranë dakord dhe disa reaguan për shkak të vapës së madhe. Kjo ishte edhe arsyeja.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Në njëfarë mënyre filloi një sherr mes të burgosurve e cila u shndërrua në një përleshje vdekjeprurëse me një të vdekur dhe një të plagosur.