Një festë u shndërrua në tragjedi në Tubirgo, pranë Milanos pasi një djal shqiptar 23 –vjec humbi jetën ndërsa një tjetër mbeti i plagosur jashtë një lokali mbrëmjen e të premtes.
Konflikti ishte I gjithi mes shqiptarëve pasi edhe autori i dyshuar është shtetas shqiptar, 34-vjec.
Sipas ndërtimit të ngjarjes nga karabinierët e Legnanos (Milano) ngjarja ka ndodhur rreth orës 23.30, pranë një lokali në via Allea Comunale në Turbigo.
Gjatë një sherri, i cili shpërtheu për arsye banale gjatë një feste, një 34-vjeçar shqiptar ka qëlluar në drejtim të një 30-vjeçari shqiptar, duke e plagosur .
Të pranishmit më pas rrethuan sulmuesin i cili qëlloi sërish, njëra prej të cilave goditi një shqiptar 23-vjeçar në arterien karotide.
Ky i fundit ndërroi jetë pak orë më vonë në spitalin e Legnano. 30-vjeçari i plagosur është shtruar në gjëndje të rëndë në spitalin e Busto Arsizio. Autori , i cili u godit disa herë nga pjesëmarrësit e në festë, teksa tentuan ta frenonin, u bllokua nga karabinierët.
Ai është dërguar në paraburgim.
Arma e përdorur është një pistoletë e kalibrit 6.35 e, e cila ishte denoncuar si e humbur në vitin 2017 në provincën e Komos.