Shenja lufte në lindje të Ukrainës

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Shenja lufte në lindje të Ukrainës

Këmbanat e luftës po bien në lindje të Ukrainës. Shkëmbim zjarri mes ushtrisë së Kievit dhe rebelëve filo-rusë pati gjatë orëve të fundit. Të shtënat e artilerive dëgjohen edhe në videot e publikuara në rrjetet sociale të banorëve të Donjeckut.

Por qeveria ukrainase tha se ishte detyruar të kundërpërgjigjej, pasi rebelët bombarduan një kopësht fëmijësh në Luhansk. Pamjet e publikuara nga zyrtarët e Kievit tregojnë dëmet e shkaktuara nga predhat, që nuk shkaktuan të lënduar apo viktima.

Krerët e rebelëve pro-rusë ishin të parët ata që ngritën zërin këtë të enjte, duke akuzuar qeverinë ukrainase për sulme në shkelje të marrëveshjes së paqes së Minskut.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s në një konferencë të posaçme për shtyp hodhi dyshime se Moska mund të jetë duke krijuar një pretekst për të ndëhyrë ushtarakisht në Ukrainë. Për Uashingtonin, ky është një nga ato skenarët që Pengatoni kishte paralajmëruar se Moska do i përdorte si pretekst për sulm, ndaj i bëri thirrje aleancës të përgatitet për luftë. Shtimin e luftimeve në lindje të Ukrainës e pranoi edhe Rusia që tha se trupat e Kievit po shtojnë aktivitetin e tyre kundër filo-rusëve.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy